Dy shqiptarë dhe një italian dalin para gjykatës në Greqi, mohojnë të kenë lidhje me 1.6 ton drogë

Publikuar tek: rajon, më 17:50 29-11-2017 Dy shqiptarë dhe një italian dalin para gjykatës në Greqi, mohojnë të kenë lidhje me 1.6 ton drogë

Tre nga të arrestuarit për trafikun e 1.6  ton kanabis nga Himara drejt Greqisë kanë dalë sot përpara gjykatës në shtetin helen.

Dy shqiptarë dhe një italian i kanë mohuar akuzat. Italiani ka thënë përpara gjykatësve se ndodhej në gomone si kapiten, pasi dispononte patentë drejtimi “Skipper” dhe kishte rënë dakort të ngiste mjetin lundrues. Ndërsa një nga shqiptarët ka mohuar akuzat duke deklaruar se i kishin thënë "Eja të shkarkosh disa gjëra'.

Gjykata e Pireut ka vendosur burg pa afat për të tre të akuzuarit ndërsa ditën e nesërme pritet të jepet masa edhe për të arrestuarit e tjerë.

Për trafikun e 1.6 ton kanabis sativa me gomone janë arrestuar 11 persona; 6 shqiptarë, 2 grekë, 2 italianë dhe 1 bullgar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë ka bërë Sali Berisha që janë 'çmendur' mediat greke? (Foto)
Gjendet në ushqime dhe mish: Kjo është substanca që dyshohet se shkakton kancer »
Article Logic
Execution time: 0.013583898544312
array(1) { ["section"]=> string(104) "dy-shqiptare-dhe-nje-italian-dalin-para-gjykates-ne-greqi-mohojne-te-kene-lidhje-me-1-6-ton-droge-101257" }