Nik Xheliaj i cili tashmë ka prekur kinematografinë botërore me rolet e tij këtë herë do të shfaqet në një tjetër serial turk.
Bashkë me Nikun në film luan edhe një i ri mallakastriot, 21- vjeçari Sheme Hamitaj, shkruan newsbomb.al. I riu, student në Stamboll, tejet i talentuar do të luajë krah Nik Xhelilajt në serialin “Payiaht”.
Filmi ka në qendër periudhën e Perandorisë Osmane por për më shumë detaje, do na duhet të presim. Këto janë disa foto të shkrepura nga xhirimet.
Kujtojmë se Nik Xhelilaj së fundmi është bërë pjesë e një sërë prodhimesh turke si: “Kayıp Şehirdhe dhe “Her Sevda Bir Veda”.