Dy standardet e FSHF-së, i njejti veprim, dënime të ndryshme

Publikuar tek: sport, më 17:23 11-05-2016 Dy standardet e FSHF-së, i njejti veprim, dënime të ndryshme

Vendimet e sotme të marra nga Komisioni i Disiplinës në FSHF tregojnë mënyrën me dy standarde me të cilën funksionon ky organ.

Komisioni ka dënuar me një ndeshje pa tifozë klubin e Laçit për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse në fushën e lojës. “K.F Laçi, për sjelljen e gabuar të spektatoreve duke hedhur mjete ndezëse në fushë pa shkaktuar akte dhune, dënohet me një ndeshje pa spektatorë, bazuar në Nenin 66/3/ate KDS”, thuhet në vendim.

Por, vetëm 5 ditë më parë ky komision nuk mori të njejtin vendim edhe për klubin e Partizanit, ndonëse veprimi i tifozerive ishte i njejtë.

“KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke dëmtuar stolat e stadiumit, hedhur flakadanë dhe stola në fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqindmijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 66/1 të KDS”, shkruhet në vendimin e marrë më datë 6 maj.

Edhe pse impakti që ka sjellja e tifozëve në një ndeshje derbi është shumë herë më i madh, FSHF ka preferuar të tolerojë Partizanin, por të dënojë më ashpër Laçin, ndoshta sepse lobimi i kurbinasve nuk është aq i fortë brenda korridoreve të federatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF pezullon me 1 vit futbollistin e Tiranës, Gentian Muçën
Presidenti i ekipit “Kastrioti” Oltion Shehi: FSHF-ja vepron me dy standarde »
Article Logic
Execution time: 0.0043051242828369
array(1) { ["section"]=> string(64) "dy-standardet-e-fshf-se-i-njejti-veprim-denime-te-ndryshme-40158" }