Dy vëllezër plagosin me thikë 22-vjeçarin, arrestohen në kohë rekord autorët (DETAJE NGA POLICIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 13-02-2018 Dy vëllezër plagosin me thikë 22-vjeçarin, arrestohen në kohë rekord autorët (DETAJE NGA POLICIA)

Pak minuta më parë u raportua për plagosjen e një të riu me emrin Xhulio Rodestani në Shkodër. Autorët e plagosjes janë dy vëllezër.

Sakaq, policia bën me dije, se datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).

Shtetasi Xh. R. është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë në këtë kategori: « Përkeqësimi i motit/ Në gatishmëri grupe të FNSH-së në Shkodër, Tiranë e Fier (PËRMBLEDHJE E SITUATËS)
Vdes FOSHNJA E SAPOLINDUR në spitalin e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.018712043762207
array(1) { ["section"]=> string(101) "dy-vellezer-plagosin-me-thike-22-vjecarin-arrestohen-ne-kohe-rekord-autoret-detaje-nga-policia-110113" }