Dy vëllezërit e suksesshëm kthehen nga Bolonja e Italisë, hapin biznes në vendin e lindjes

Publikuar tek: ekonomi, më 15:05 03-03-2018 Dy vëllezërit e suksesshëm kthehen nga Bolonja e Italisë, hapin biznes në vendin e lindjes

Dy vëllezërit LLESHI nga Bologna, hapin biznes të ri në Rreshen.

 Ky po që është lajm për një qytet apo krahine. Sepse, me se paku, do te punësohen 12 vete me rroga e sigurime shoqërore, pa përmendur qarkullimet e mallrave. E këtë lajm na e bën me dije gazetari Gjergj Marku i cili rrëfen me detaje historinë e dy vëllezërve si dhe biznesin që ata kanë hapur e që mendojnë ta zgjerojnë në vendin e tyre të lindjes.

 “Të dy vellezërit Lleshi (djemtë e mësuesit Tom Lleshi nga Proseku), kanë punuar që femije kur cdo dite merrnin rrugën me të ëmën, mësuese Dila, për të mësuar në Ujështrez përrreth një orë rrugë në këmbë dhe pastaj vinin në fshat e punonin pasdite.

Më pas ata marrin rrugën e mërgimit në Itali duke bërë çdo lloj pune krahu deri sa arritën të ngrejne një biznes të tyrin, sipërmarrës në lokal shërbimesh, kryesisht fruta perime. Tashme ata kanë vënë emër atje si bisnesmenë të suksesshem dhe shumë të dashur për italianë apo të tjerë që blejnë mall të cilësise së lartë dhe marrin shërbim ekselent në lokalet që ata menaxhojnë.

Por, ata nuk mund t’i shqiten vendit të lindjes, ku kanë lind e rrit, ndaj siç mëspjegon Edi, menduam të ngrejmë një biznes pikërisht këtu në të hyrë të Rrëshenit, rrugës nga Ura e Fanit të Vogël për në drejtim të qytetit.

Ishte një biznes që kishte pushuar së ekzistuari prej vitesh dhe që po rrenohej cdo ditë e më tepër, ndaj ata e rivitalizuan gjithçka duke sjellë dhe një kompani të njohur karburantesh në këtë aks rrugor. Ndërkohë që kanë menduar për të krijuar një resort ku të jenë të gjitha shërbimet dhe një vend relaksi mu buze lumit Fan i Vogël, nën hijen e rrapeve dhe bimësise së pasur dushkore.

Nuk është pak, 12 familjeve, u hapet drita jeshile për t’i mbijetuar kësaj situatë kataklizmojë për punësim!”

gj.jpg

gj1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01348614692688
array(1) { ["section"]=> string(96) "dy-vellezerit-e-suksesshem-kthehen-nga-bolonja-e-italise-hapin-biznes-ne-vendin-e-lindjes-112074" }