Dy vite më pas, Trump shpërthen më keq ndaj gazetarit të CNN: Ulu! Je i pasjellshëm, person i tmerrshëm (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:37 07-11-2018 Dy vite më pas, Trump shpërthen më keq ndaj gazetarit të CNN: Ulu! Je i pasjellshëm, person i tmerrshëm (VIDEO)

“Jeni fake-neës”, i tha Donald Trump dy vite më parë gazetarit të CNN, Jim Acosta, një term që e përndoqi rrjetin mediatik amerikan në luftën me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Prej atij momenti, CNN ka qenë kanali mediatik i pozicionuar në frontin e kritikave ndaj Trum, ndërsa një tjetër përplasje e ashpër është shënuar sot, gjatë një konference për media pas zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Gazetari Jim Acosta, u gjend sërish përballë Trump, kur vendosi ta pyesë për një nga temat më të nxehta në SHBA, atë të karvanit të emigrantëve ilegalë nga Amerika Latine.

Acosta i kujtoi Trump se e ka quajtur karvanin si “pushtim”, dhe presidenti insistoi duke përdorur po atë term. Por shpërthimi i Trump ishte edhe më i ashpër se në përballjen e parë.

“Ulu, je i pasjellshëm. Je një person i tmerrshëm”, i është drejtuar Presidenti Trump gazetarit Acosta.


Një përplasje që duket se ka thelluar edhe më tepër ndarjen mes Trump dhe një pjese të madhe të mediave në SHBA, kritike të ashpra të tij, të kryesuara nga CNN.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarë, rusë e kolumbianë, MAFIA që po përgjak “Bregun e Diellit” në SPANJË (FOTO)
Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions »
Article Logic
Execution time: 0.022069931030273
array(1) { ["section"]=> string(112) "dy-vite-me-pas-trump-shperthen-me-keq-ndaj-gazetarit-te-cnn-ulu-je-i-pasjellshem-person-i-tmerrshem-video-140661" }