Dy vjet pa Bujar Lakon, ja si e kujton poeti i njohur

Publikuar tek: kulture-art, më 15:50 26-12-2018 Dy vjet pa Bujar Lakon, ja si e kujton poeti i njohur

Sot dy vite më parë u nda nga jeta aktori i mirënjohur Bujar Lako.  

Poeti Artan Gjyzel Hasani ka zgjedhur ta kujtojë me anë të një poezi të titulluar ‘2 vjet pa ty bujar Lako’.

Ai shprehet se nuk e ka njohur personalisht, por që i dukej sikur gëzonte një lidhje me aktorin.

Statusi i plotë i Artan Gjyzel Hasani:

IN MEMORIAM - 2 VJET PA BUJAR LAKON

Sot eshte pervjetori i dyte i ndarjes nga jeta te aktorit te shquar shqiptar Bujar Lako. Nuk e kam njohur nga afer, por nga nje bisede me aktorin Leka Sefla, m'u duk sikur gjithnje e kisha njohur. Mesova shume per miqesine e tyre te forte e te thelle, per boshllekun qe le ne zemer ikja e shokut te ngushte, per njerezit e dashur qe jane edhe me te pranishem me mungesen e tyre ne ikjen e tyre pa kthim, gje qe frymezoi te une poezine e meposhtme te recituar nga vete Leka Sefla si nje homazh per nje mik te ngushte dhe aktor te madh qe prej dy vitesh u mungon shokeve dhe skenes shqiptare.

DY VJET PA TY - kujtimit te Bujar Lakos

Dy vjet pa ty, miku im, dy,
“Nuk janë shumë”, më thua ti që përtej,
dhe ditet ikin si xhirimet e një filmi,
ku une të kërkoj e nuk të gjej…

Por kur bie mbrëmja marr udhën për te ty
se yjet… ti e di…duken veç në errësirë
dhe ashtu… munguar...nga malli përpirë
tymosim kujtime dhe gjerbim vetmi……

E dimë mirë tashmë vendtakimin tonë,
e nuk pyesim më “Ku do të shihemi sonte?”
te ty vihet veç nga një rrugë, mik i mirë,
udha ku gjurmët as fshihen e as ndoten…

E doje shume te Mirën , mik i mirë
por Shemti e botes ishte aq e madhe
dhe Gëzimi i jetës si nyje lidhur
e kur E Bukura kalonte pranë nesh,
“nuk qenka fort e keqe”, thoje ,
më vështroje dhe buzëqeshje hidhur…

Jo rrallë shtrënguam duart që s’duhej
duar shpirtërash të njollosur
kur nderi kishte baltë ndër flatra,
e mban mend?
Ika të laj duart në ndonjë rrëke, thoje
në ato kohëra 
ku as burimet nuk ishin të pastra…

Më mungon një e shtunë apo e dielë
me kafenë e ngrohtë dhe pijet që donim
kuvendimet tona dhe zëri yt i thellë
ku mbyteshin hallet që s’dinin të notonin…

Nuk e ndryshuam dot botën, miku im,
e për inat të saj nuk ndryshuam as veten
por mbetëm dëshmitarë të çka iku pa kthim
dhe dy miq të mirë për njëri tjetrin…

Do pi një gotë për ty sonte, miku im,
në kujtim të çdo gjëje që më fale aq bukur
në kujtim të çasteve që nuk mund të harrohen
Gëzuar, Bujo, se nuk ka ikje pa kthim,
si vdekatarë të gjithëve na bluan dheu,
por shpirtërat e mëdhenj takohen…

Natën e mirë, edhe për sonte…mik i shtrenjtë
më i pranishëm se kurrë me mungesën tënde
me tingujt e heshtjes që më çojne aq lehtë
në të tjera kohë…
në të tjera vende…

Bujar Lako ka për tu kujtuar gjithmonë si një ndër aktorët më të mirë të skenës shqiptare. Lako e nisi karrierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973.

Ai ka realizuar një një sërë filmash ku mund të përmendm: ‘Kthimi i ushtrisë se vdekur’, ‘Gurët e shtëpisë sime’, ‘Gjeneral gramafoni’ e shumë të tjerë.

Ndërkohë mund të përmendim edhe shumë shfaqje në teatër si ‘Vdekja e një komisioneri’, ‘Ditë vere’, ‘Vizita e inspektorit’, ‘Ariu’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Jugori” që gërryen brendësinë dhe të detyron të shohësh brenda vetes! (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0043449401855469
array(1) { ["section"]=> string(59) "dy-vjet-pa-bujar-lakon-ja-si-e-kujton-poeti-i-njohur-146602" }