Dylgjeri i kujton gazetarit të Top Channel gafën e vitit 1998

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:25 12-09-2016 Dylgjeri i kujton gazetarit të Top Channel gafën e vitit 1998

Në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, Ylli Dylgjeri ka kujtuar një moment të veçantë të ndodhur në vitin 1998 në Radio Koha kur ai drejtonte. Personazh në historinë e Dylgjerit është prezantuesi i “Wake Up”, Eno Popi, që në atë kohë transmetonte lajmet e mëngjesit.

Pak sekonda përpara se të fillonte transmetimi, Dylgjeri i kishte kërkuar 16 vjeçarit Popi ta niste me një urim për festën e Bajramit, por gazetari kishte dëgjuar vetëm një pjesë të porosisë.

“Gëzuar Bajram Currin”, ishin fjalët e para të Eno Popit atë mëngjes dhe e gjithë redaksisa ka shpërthyer në të qeshura.

Statusi i Ylli Dylgjerit:

Gëzuar festën e Bajram... Currit!

Ishte viti 1998. Ditë Bajrami. Mëngjez. Drejtoja për pak kohë Radion Koha.

Në transmetim në lajmet e mëngjezit ishte gazetari i talentuar, moderatori i "Make up"  në Top Channel Eno Popi. Ishte fare i ri.

Sapo kish marre përgjegjësite në jetë.

Edhe pak minuta dhe ora binte 7.00. Unë dhe Kryredaktorja e lajmeve Amalia Dhamo

rrinim pas xhamit, në studion e transmetimit.

Sekondat rridhnin 07.06.05. 04...

Eno po priste hapjen On Air.

Në çast më kujtohet se duhej filluar transmetimi me urimin për besimtarët myslimane. Nuk pres, po i thërras Enos nga pas xhamit të studios:

Fillo me urimin Gëzuar Bajramin!....

Por më kot. Eno e kish dëgjuar përgjysëm...

ON Air.

Eno filloi transmetimin me urimin:

Gëzuar Bajram Currin !!!

Shpërthejmë gazit. Ishte fillimi. Eno s'kish mbushur ende 16 vjeç.

Ky lapsus u tregua për shume kohë në redaksi. E kujtova sot për humor.

Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057261943817139
array(1) { ["section"]=> string(67) "dylgjeri-i-kujton-gazetarit-te-top-channel-gafen-e-vitit-1998-52698" }