Dyshimet e forta të Hoxhës: E pyeta Klodianën, a të morën në telefon pas lajmit që publikove

Publikuar tek: barometri, më 08:06 01-09-2018 Dyshimet e forta të Hoxhës: E pyeta Klodianën, a të morën në telefon pas lajmit që publikove

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se menjëherë pas ngjarjes, pati dyshime se kush mund të qëndronte pas sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

 

Hoxha thotë se e telefonoi gazetaren Lala dhe e pyeti nëse e kishin marrë në telefon personat që ajo kishte përmendur te shkrimi i saj i fundit.

“Më tha “Jo”. Kur të marrin të çojnë mesazhe, je më i qetë, sepse ai që është prekur e ka nxjerrë dufin. Kur nuk të marrin në telefon duhet të jesh vigjilent”, u shpreh gazetari Hoxha në studion e Report Tv.

Artikulli i fundit i gazetares Klodiana Lala zbardhte disa përgjime mes deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, gjatë kohës kur ishte zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, me një anëtar të bandës së Emiljano Shullazit. Mesazhet flisnin për regjistrimin e pronës në emër të Shullazit.

“Unë pata dyshimet e mija, dhe mora në telefon Klodianën. Më erdhën dyshime instiktive kush mund të ishte. E mora në telefon pas lajmit të fundit që publikoi dhe i thashë: “A të morën të telefon pas publikimit të këtij lajmi?”

Më tha “Jo”. Kur të marrin të çojnë mesazhe, je më i qetë, sepse ai që është prekur e ka nxerrë dufin. Kur nuk të marrin në telefon duhet të jesh vigjilent”, u shpreh Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018176794052124
array(1) { ["section"]=> string(97) "dyshimet-e-forta-te-hoxhes-e-pyeta-klodianen-a-te-moren-ne-telefon-pas-lajmit-qe-publikove-132812" }