E akuzoi se vë gjoba përmes shoferit, Balla i përgjigjet Berishës: Je rëndë, po rëndë fare

Publikuar tek: barometri, më 08:06 06-02-2018 E akuzoi se vë gjoba përmes shoferit, Balla i përgjigjet Berishës: Je rëndë, po rëndë fare

Pas akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha se shoferi i deputetit Taulant Balla kërkon para në këmbim të vendeve të punës apo favoreve të tjera qytetarëve të Librazhdit, ka ardhur edhe përgjigja e Ballës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS i quan shpifje të rradhës ndërsa publikisht i bën thirrje Berishës të shkojë në Librazhd dhe të pyesë “atë pak elektorat që i ka mbetur”.

Përgjigja e Ballës:

Një mik më shkroi këtu në fb se Sali Berisha përsëri është marrë me mua, duke vetësajuar shpifjen e radhës. Nuk habitem aspak me Saliun, e di se mund t’i dal edhe në ëndërr e ti prish gjumin.

Për “anonimen” e radhës në përroin e llumit tënd Sali, të ftoj të shkojmë bashkë në Librazhd dhe të bëjmë një takim po do edhe me atë pak elektoratin tënd që ka mbetur. Aty do ta kuptosh që je shumë rëndë, po rëndë fare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061975955963135
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-akuzoi-se-ve-gjoba-permes-shoferit-balla-i-pergjigjet-berishes-je-rende-po-rende-fare-109283" }