E akuzojnë për lidhje me Ps, Safet Bajri: Kam mbështet Bardh Spahinë, më kontaktoi. Kam qenë vëzhgues i PD-së

Publikuar tek: barometri, më 13:49 31-07-2018 E akuzojnë për lidhje me Ps, Safet Bajri: Kam mbështet Bardh Spahinë, më kontaktoi. Kam qenë vëzhgues i PD-së

Safet Bajri, i cilësuar si shqiptari më i kërkuar në Belgjikë për një sërë veprash kriminale, u bë i njohur pasi e denoncoi ish kryeministri Sali Berisha.

 

Berisha tha se Bajri është pronar i një prej plazheve më të mëdha në Velipojë dhe ka mbështetjen e qeverisë.

Më pas disa media të djathta kanë aluduar për lidhjet e tij me Partinë Socialiste.

Por vetë Safet Bajri thotë se gjatë fushatës së 2013-ës ka mbështetur deputetin demokrat të Shkodrës Bardh Spahia, edhe për shkak të bindjeve politike me PD-në.

“Më 2013 jam marrë me zgjedhje, jam kenë vëzhgues i përgjithshëm në zgjedhje, dhe kam mbështetur Bardh Spahinë. Nuk jam paguar e kam ba vullnetarisht se bindja ime ka qenë demokratja. Bardh Spahia, me atë kam kontaktu. Në zgjedhjet e fundit nuk jam angazhuar. Kam qenë në Tiranë atë kohë. Nuk kena pas më kontakte (me Bardh Spahinë) se mandej kam pas ik jashtë shtetit”, është shprehur Safet (Rustemi) Bajri në një intervistë me gazetarin Artan Hoxha për Report Tv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025207042694092
array(1) { ["section"]=> string(112) "e-akuzojne-per-lidhje-me-ps-safet-bajri-kam-mbeshtet-bardh-spahine-me-kontaktoi-kam-qene-vezhgues-i-pd-se-129721" }