Rrugëtimi në Kampionatin Europian, edhe pse historik për kombëtaren tonë ka qenë i shkurtër, duke mos arritur të dalim nga faza e grupeve.
Trajnerë të tjerë, në situata të ngjashme kanë dhënë dorëheqjen, por magjia e pjesëmarrjes për herë të parë një një kampionat madhor si ky, justifikon disi problemet që më mirë se çdo kush i di vetë trajneri, asistentët dhe lojtarët.
Megjithatë kombëtaren shqiptare e pret një tjetër sfidë e madhe, Kupa e Botës i 2018-ës që do të mbahet në Rusi. Ndeshjet eleminatore fillojnë këtë shtator.
E përditshmja “La Repubblica” shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë ‘axurrëve’ për eliminatoret e Botërorit.
“Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e “Euro 2016″, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biasi ka konfirmuar se dëshiron të ‘vazhdojë mrekullinë’.