E bija e Bujar Kaloshit në 25 vjetorin e PD: Babai u flijua për shtetin e së drejtës

Publikuar tek: politike, më 23:16 11-12-2015 E bija e Bujar Kaloshit në 25 vjetorin e PD: Babai u flijua për shtetin e së drejtës Bujar Kaloshi në të majtë të fotos

Bujar Kaloshi është pjesë e atyre personaliteteve të Partisë Demokratike i vrarë në mënyrë misterioze, shkaqet dhe autorët e të cilëve nuk janë zbuluar asnjëherë duke mbetur mister për vite me rradhë.

Në 25 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Viola Kaloshi ka kujtuar të atin e saj, Bujarin, që ishte një prej organizatorëve të proceseve demokratike në qytetin e Lushnjes, por sot i lënë në harresë.

Kaloshi ka mbajtur pas viteve ’90 postin e drejtorit të burgjeve të Shqipërisë, ndërsa 19 vite më parë u vra në një atentat ndërsa dilte nga shtëpia për të shkuar në zyrë. Autorët nuk janë zbuluar.

E bija e tij, Viola shkruan se babai i saj u flijua për një Shqipëri ku fryma e lirisë të materializohej në dukuri konkrete të rritjes së ndergjegjes kombëtare dhe të shtetit të së drejtës.

Lexo edhe: Emrat/ Këta ishin 343 personat që themeluan 25 vite më parë PD-në

Postimi i Viola Kaloshit:

25 vite me pare, nje djale vetem 31 vjec aso kohe, i lindur dhe rritur ne nje nga kampet me famekeqe te sistemit komunist, ate te kenetes se Gradishtes ne Lushnje, do te bej pjese e levizjes me te madhe per liri dhe demokraci ne Shqiperi.

Me tej, ky djale trim, punetor, i ndershem, vital dhe me nje deshire te madhe per ta cuar perpara vendin e tij, punonte dite dhe nate, vetem dhe vetem per ti dhene fund vuajtjeve, shtypjes dhe erresires ne te cilen e kishte zhytur vendin regjimi diktatorial i Enver Hoxhes.

Ne kete kontekst, si nje prej nismetareve dhe organizatoreve te proceseve demokratike ne Lushnje, ai dha kontributin e tij te cmuar ne themelimin e Partise Demokratike per degen e Lushnjes. Por jo vetem, pasi sebashku me bashkevuajtesit e tij te interrnimeve komuniste, Bujar KALOSHI (babai im) krijoji Shoqaten Antikomumiste, cka do te sherbente me pas si nje mjet kyc per te cuar ne vend te drejtat dhe lirite e te perndjekurve politike si dhe integrimin e tyre ne strukturat e vendit.

Gjithashtu, ai ishte nje njeri qe sherbente per njerezit dhe mbare Kombin Shqiptar. Ishte Gladiatori, i cili, e fitoi fronin me ju dhe per ju. Fitoi besimin e morri mbeshtetjen tuaj. Si i tille, ai sherbeu deri ne diten e fundit te jetes se tij per te lene pas nje Shqiperi domokratike dhe Euro-Atlantike, si dhe nje Kosove te lire.

Ai mendonte se demokratet e vertete e kishin per ideal dhe mision te vetin qe atdheun e tyre Shqiperine, ta hapnin ndaj Europes dhe botes, te luftonin totalitarizmin qe na persekutoi per 50 vite rresht, jo vetem si sistem por edhe si menyre identifikimi njerezor, duke krijuar raporte te reja njerezore, ku fryma e lirise te materializohej ne dukuri konkrete te rritjes se ndergjegjes kombetare dhe te shtetit te se drejtes, per te cilin u flijua, duke lene pas nje plage te madhe tek ne femijet dhe familjaret e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çfarë ka në mendje Berisha kur urdhëron: Ta qërrojme Edi Ramën një orë e më parë?”
Studentët e Dhjetorit në karriget e Pallatit të Kongreseve, festojnë 25-vjetorin e PD »
Article Logic
Execution time: 0.023026943206787
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-bija-e-bujar-kaloshit-ne-25-vjetorin-e-pd-babai-u-flijua-per-shtetin-e-se-drejtes-27559" }