E bija e Dritëro Agollit rrëfen shkrimtarin: Për të, nuk ka plakje mendore

Publikuar tek: kulture-art, më 21:16 11-10-2016 E bija e Dritëro Agollit rrëfen shkrimtarin: Për të, nuk ka plakje mendore

Ajo është gjithnjë e pranishme në aktivitetet kushtuar të atit. Shpesh u përcjell pjesëmarrësve përshëndetjet e tij.

Ajo është një bijë me fat, një ndër lexueset dhe kritiket e para…

“Përveç fatit që jam bija e tij, jam edhe një lexuese e veprës së tij, herë­ herë edhe lexuesja e parë kur vepra ende nuk ka parë dritën e botimit, e ndonjëherë së bashku me nënën dhe vëllain tim, edhe kritikët e parë të veprës.

Ndihem me fat që, duke lexuar poezi të atit tim, të ndiej shprehjet e mimikën e tij, gjeste e lëvizje që shprehin shumë, të ndiej pyetje të artikuluara ndonjëherë edhe me dridhje të lehtë zëri, pyetje që kërkojnë përgjigje të dala nga zemra po edhe nga mendja, të sinqerta e të vërteta”, thotë Elona, e bija e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Në këtë 85­vjetor të të atit ajo, ashtu si edhe ai, ndien se si vitet ikin, nuk do të donin t’i numëronin, sepse mendja nuk i përgjigjet lodhjes fizike.

Ajo vrapon dhe është e etur të japë edhe më shumë. “’Poetët janë si anije të bardha, qëndrojnë për një kohë të gjatë në det para syve tanë, duke na mahnitur me bukurinë e tyre, pastaj largohen dhe humbin në horizontin e paanë. Në çast na duket sikur i harruam.

Pastaj, papritur, këto anije të bardha na shfaqen përmes horizontit dhe duke na sjellë mallin e parë, na mahnitin më shumë se dikur’.

Citova Dritëroin në parathënien e Robert Bërns të përkthyer mjeshtërisht nga ai, jo pa qëllim. Paçka se botërisht është e njohur egoja dhe ‘kokëfortësia’ e poetit apo krijuesit për të mbrojtur veprën e tij, e cila është fryma, firoma, bija, ati, nëna për të, im atë dëgjon vëmendshëm mendime, vëzhgime edhe mendime ndryshe nga i tij.

Në këtë veprimtari kushtuar Dritëroit me rastin e 85­vjetorit, të gjithë do të dëshironim mjaft të mund të ishte edhe ai në sallë, por siç e thoshte një miku ynë para disa ditësh ‘Perëndia apo natyra nuk e ka menduar fazën e plakjes fizike’.

Ndërkohë që për njerëz si ati im, plakja mendore kurrë nuk do të mund të vijë.

Siç thotë edhe vetë ai: Jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbajnë.” Panorama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nobeli në Letërsi, ja sa është mundësia që ta fitojë Kadare sipas “Ladbrokers”
Shqiptari fiton konkursin e rëndësishëm ndërkombëtar dhe krijimi i tij është kaq i fuqishëm (NË BRENDËSI) »
Article Logic
Execution time: 0.022520065307617
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-bija-e-dritero-agollit-rrefen-shkrimtarin-per-te-nuk-ka-plakje-mendore-55860" }