E bija rrëfen ndodhinë pikante, si u turpërua në Austri Lasgushi i madh me Eqrem Çabeun: S'shkelëm më kurrë në atë lokal

Publikuar tek: kulture-art, më 14:44 04-01-2018 E bija rrëfen ndodhinë pikante, si u turpërua në Austri Lasgushi i madh me Eqrem Çabeun: S'shkelëm më kurrë në atë lokal

Vajza e poetit të madh lirik Lasgush Poradeci, Marie Poradeci, ndan me gjithë lexuesit një ndodhi tejet pikante të treguar nga vetë babai i saj i ndjerë.

Çdo koment tjetër do ia humbiste bukurinë këtij tregimi të shkurtër ndaj po ju lëmë ta lexoni si më poshtë:

“Babai më ka treguar:

Ishin të dy me Eqrem Çabeun në Graz (Austri), ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në guzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kamarjere. Na pëqente shumë ushqimi aty.

Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë. Po flisnim shqip. Dhe here pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë po po (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klintët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë. I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua dhe me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë. Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajnë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal”

(Shënim: Mbiemri Çabej është lënë qëllimisht Çabeu, ashtu siç e ka treguar Lasgushi për të mos humbur origjinalitetin dhe bukurinë e rrëfimit)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta i shkrimtari Aharon Appelfeld, i mbijetuari i Holokaustit
E rrallë, ja çfarë shkruhej në hyrje të pasaportës në kohën e Mbretit Zog: Çdo shqiptar është vllau yt… »
Article Logic
Execution time: 0.018757104873657
array(1) { ["section"]=> string(125) "e-bija-rrefen-ndodhine-pikante-si-u-turperua-ne-austri-lasgushi-i-madh-me-eqrem-cabeun-s-shkelem-me-kurre-ne-ate-lokal-105406" }