E bleu Interi, futbollisti i njohur pëson aksident të rëndë

Publikuar tek: sport, më 18:32 06-07-2018 E bleu Interi, futbollisti i njohur pëson aksident të rëndë

Radia Nainggolan, futbollisti i blerë nga Interi në këtë merkato vere, ka bërë një aksident me makinën e tij Ferrarri.

Mëngjesin e sotëm mesfushori po kthehej nga Roma në Milano, aty ku të hënën do të nisë përgatitjet për sezonin e ri me zikaltërit. Katër kilometra pas Arezzo-s, belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.

Fatmirësisht sipas mediave italiane vetë futbollisti nuk ka pësuar asnjë lëndim, duke lehtësuar frikën që ekzistonte te Inter dhe çdo i njohur i futbollistit.

Për aksidentin Nainggolan ka thirrur menjëherë policinë rrugore. Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari
Shpartallohet Brazili, Belgjika s’ka të ndalur në Rusi »
Article Logic
Execution time: 0.015515089035034
array(1) { ["section"]=> string(65) "e-bleu-interi-futbollisti-i-njohur-peson-aksident-te-rende-127021" }