E bujshme, Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitet Ekzekutiv të UEFA-s

Publikuar tek: sport, më 13:24 07-02-2019 E bujshme, Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitet Ekzekutiv të UEFA-s

Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë 36 vota në Kongresin e 43-të të UEFA-s që po zhvillohet sot në Romë të Italisë. Një lajm i mrekullueshëm ky për futbollin shqiptar, i cili tashmë do të ketë zërin e tij në qeverinë e futbollit europian.

Kujtojmë që prej ditësh, Armand Duka ishte në fushatë duke lobuar fort për një vend në Komitetin Ekzekutiv. Koicidencë e fatit, por sot një vit ai u rizgjodh edhe në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë urimi i parë për kreun e FSHF-së vjen nga vëllai i tij, Agron Duka.

"Krenar për ty dhe për forcën e ideve të tua që sot çuan Shqipërinë në Olimpin e futbollit Europian!", shkruan ai.

dukaaa.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hodhi në gjyq DPT për 'Arenën Kombëtare', FSHF bën LËVIZJEN e papritur për ndeshjen e radhës
»
Article Logic
Execution time: 0.0046257972717285
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-bujshme-armand-duka-zgjidhet-anetar-i-komitet-ekzekutiv-te-uefa-s-151914" }