E bujshme, Barcelona arrin akordin me Coutinhon për shifrën rekord

Publikuar tek: sport, më 18:34 06-01-2018 E bujshme, Barcelona arrin akordin me Coutinhon për shifrën rekord

'Telenovela Barcelona-Coutinho' duket se do të ketë një fund të lumtur për katalanasit.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka arritur më në fund akordin me Liverpool për transferimin e Coutinho në “Camp Now” për shifrën rekord të 160 milion eurove.

Kjo është shuma më e lartë që është shitur një futbollist nga Premier League.

Braziliani Coutinho u kërkua me ngulm nga Barcelona edhe në verë, por trajneri Klop nuk lejoi largimin e tij nga “Anfilld”, mbetet për t'u parë nëse do të konkludohet kjo marrëveshje në janar.

Te katalanasit, Philippe Coutinho do të formonte treshen e ëndrrave me Suarez dhe Mesi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projektohet lëvizja e bujshme, mesfushori brazilian pret vetëm telefonatën e Guardiolës
»
Article Logic
Execution time: 0.025381088256836
array(1) { ["section"]=> string(72) "e-bujshme-barcelona-arrin-akordin-me-coutinhon-per-shifren-rekord-105679" }