E bujshme, biznesmeni i fuqishëm dhe ish-presidenti i Skënderbeut marrin klubin e njohur shqiptar

Publikuar tek: sport, më 22:52 16-01-2018 E bujshme, biznesmeni i fuqishëm dhe ish-presidenti i Skënderbeut marrin klubin e njohur shqiptar

Tashmë është pothuajse zyrtare që klubi i futbollit 'Tomori Berat' do të merret nga një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimeve Pëllumb Salillari.

Konfirmimi këtë herë vjen nga profili në facebook i tifozëve të Tomorit ku thuhet se ditën e nesërme do të zhvillohet një takim mes biznesmenit Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakut të Beratit Petrit Sinaj.

Mësohet se bashkë me Salillarin në këtë investim do të jetë edhe ish-presidenti Skënderbeut, Agim Zeqo.

Më herët kishin qenë një grupim i tifoëzve të këtij klubi që kishin kërkuar që biznesmeni në fjalë të merrte në dorëzim këtë klub.

Mendohet se nëse do të realizohet ky kalim me shumë mundësi, klubi i futbollit Tomori do të kthehet në një nga klubet pretendente në kampionatin shqiptar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid është i vendosur, kërkon me çdo kusht sulmuesin e Inter
»
Article Logic
Execution time: 0.023854970932007
array(1) { ["section"]=> string(103) "e-bujshme-biznesmeni-i-fuqishem-dhe-ish-presidenti-i-skenderbeut-marrin-klubin-e-njohur-shqiptar-106829" }