E bujshme/ Hoxha drejt Kievos, largimi i portierit Sorrentino "kleçka" e fundit

Publikuar tek: sport, më 12:21 07-03-2017 E bujshme/ Hoxha drejt Kievos, largimi i portierit Sorrentino

Kampionati është në kulmin e tij dhe ekipet janë duke luftuar p[ër titullin kampion, por kjo nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë bërë lëvizjet e tyre për merkaton e verës.

Kapiteni i kuq Alban Hoxha është një ndër lojtarët që flitet më shumë për t'u larguar në fund të sezonit.

Në fund të këtij sezoni futbollistik, Partizani pritet të humbasë disa nga lojtarët më cilësorë, të cilët mendohet se do të nisin një aventurë të re jashtë vendit.

Transferimi i Hoxhës drejt ekipit italian varet nga presidenti Demi, pasi 27-vjeçari është nën kontratë me kryeqytetasit. Pritet që Partizani të mos bëhet pengesë për aventurën e re të Alban Hoxhës në futbollin italian, por kushtet e largimit të tij do të bëhen të ditura pas përfundimit të këtij edicioni.

Por, që e gjitha të shkojë si duhet, portieri aktual i Kievos, Sorrentino, duhet të largohet më parë dhe me shumë mundësi kjo do ndodhë në verë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Provokacia” e kampionit shkodran, rrëfen Smajlaj: Ja pse bëra simbolin e shqiponjës në mes të Beogradit
Durrsakët në alarm, Teuta me "paterica" drejt Gjirokastrës »
Article Logic
Execution time: 0.10387396812439
array(1) { ["section"]=> string(81) "e-bujshme-hoxha-drejt-kievos-largimi-i-portierit-sorrentino-klecka-e-fundit-71051" }