E bujshme, Maqedonia refuzon pjesëmarrjen në takimin ku nuk është ftuar Kosova

Publikuar tek: rajon, më 00:31 11-02-2018 E bujshme, Maqedonia refuzon pjesëmarrjen në takimin ku nuk është ftuar Kosova

Shkaku i Kosovës, zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka refuzuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në një takim rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet në Banjallukë, raporton gazeta ”Koha” e Shkupit. 

Siç raporton kjo gazetë, në këtë takim, i cili sipas autoriteteve boshnjake është paraparë të mbahet më 23 shkurt, organizatori nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të Kosovës, dhe kjo, sipas burimeve të cituara, ka shtyrë zv.kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, të refuzojë ftesën për pjesëmarrje në këtë konferencë.

Derisa zyrtarisht nga kabineti i zv.kryeministrit Osmani nuk e kanë komentuar lajmin, duke mos e pohuar por as mohuar atë, gazeta shkupjane “Koha” raporton se në të njëjtin takim rajonal është ftuar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.


Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosovë, arrestohen 2 policë për vrasjen e Ivanoviç
Arrestohen dy policë, dyshohet se fshehën provat për vrasjen e liderit serb në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.019015073776245
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-bujshme-maqedonia-refuzon-pjesemarrjen-ne-takimin-ku-nuk-eshte-ftuar-kosova-109862" }