E BUJSHME/ Milan ëndërron lavdinë, kuqezinjtë në “gjah” për kampionin e botës

Publikuar tek: sport, më 19:03 08-09-2018 E BUJSHME/ Milan ëndërron lavdinë, kuqezinjtë në “gjah” për kampionin e botës

Milan nuk arriti këtë sezon të ndërtojë një ekip me yje.

Kuqezinjtë kanë hedhur sytë për të ardhmen duke menduar për disa lojtarë të cilëve në fund të këtij edicioni u skadon kontrata.

Adrien Rabbiot ka hyrë në radarin e francezëve prej kohësh, por së fundmi është shtuar në “listën e dëshirave” të “Djallit” dhe mesfushori i Chelseat Cesc Fabregas. 31-vjeçari spanjoll e ka humbur totalisht rolin e tij te “Blutë” në dy sezonet e fundit në kohë që drejtohej nga Antonio Conte.

Por italiani tjetër Maurizio Sarri nuk ka mbetur i kënaqur nga ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës duke preferuar më tepër N’Golo Kantenë. Duke parë që merkatoja e këtij sezoni ka përfunduar, drejtuesit e Milanit do të presin vitin e ardhshëm për të marrë pa para Fabregasin, të cilit i skadon kontrara me ekipin londinez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debutojnë në Ligën e Kombeve, shqiptarët lënë shenjë në gjykim (FOTO)
Nuk i ndahet tersi, theu këmbën para 3 vitesh ndërsa sot del me mask oksigjeni nga fusha »
Article Logic
Execution time: 0.28090691566467
array(1) { ["section"]=> string(80) "e-bujshme-milan-enderron-lavdine-kuqezinjte-ne-gjah-per-kampionin-e-botes-133660" }