E bujshme, Mourinho kërkon te Manchester United lojtarin e kombëtares shqiptare

Publikuar tek: sport, më 16:08 20-01-2018 E bujshme, Mourinho kërkon te Manchester United lojtarin e kombëtares shqiptare

Manchester United është një nga skuadrat më aktive në merkato, gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Dhe dihet tashmë që Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe që është në listën e kërkesave të shumë skuadrave të njohura në Europë. Shkodrani këtë vit zgjodhi të qendronte dhe dëshiron të fitojë titullin në Serie A këtë vit me kontigjentin që luan bashkë prej disa vitesh.

Por duket se për një futbollist të kalibrit të Hysaj, Napoli është shumë i vogël dhe skuadra e parë në listë që është interesuar për të është Manchester United.

Mediat italiane raportojnë se është pikërisht trajneri Mourinho, i cili ka kërkuar me insistim Hysajn në skuadrën e tij. Nuk flitet ende për shifra, por dihet tashmë që mbrojtësi kuq e zi ka një klauzolë largimi nga Napoli në shifrën e 50 milion eurove.

Më herët për Elseid Hysaj kishin shprehur interesim edhe skuadrat e Bajern Mynih dhe Barcelona, por pa paraqitur oferta konkrete në klubin Italian.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si duken sot dy legjendat e sportit, Faruk Kalleshi dhe Marjeta Pronjari
Ergys Kaçe pranë transferimit të klubi i njohur, vetëm një detaj e pengon »
Article Logic
Execution time: 0.013344049453735
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-bujshme-mourinho-kerkon-te-manchester-united-lojtarin-e-kombetares-shqiptare-107296" }