E bujshme, një nga 10 njerëzit më të pasur në vend, pranon të blejë klubin e njohur shqiptar

Publikuar tek: sport, më 17:24 19-01-2018 E bujshme, një nga 10 njerëzit më të pasur në vend, pranon të blejë klubin e njohur shqiptar

Pas kërkesës së një grupimi tifozësh të Beratit, drejtuar biznesmenit Pëllumb Salillari për të blerë klubin e futbollit Tomori, ka ardhur dhe përgjigja e tij.

Biznesmeni i njohur mësohet se ka pranuar të marrë në zotërim klubin e qytetit të Beratit dhe se tashmë u ka bërë kërkesë juristëve të tij të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm.

Pëllumb Salillari mësohet të jetë shprehur për tifozët që i drejtuan peticionin se shumë shpejt pret që të zhvillojë një takim me kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj për të folur për blerjen e aksioneve.

Me këtë përgjigje pozitive të Salillarit dhe gadishmërinë e tij për të blerë Tomorin, tashmë mbetet për t’u parë se si do të shkojë ecuria e negociatave mes tij dhe administratës së bashkisë Berat.

Nëse çdo gjë shkon siç duhet dhe Pëllumb Salillari merr në dorëzim klubin e Tomorit, ky do të ishte një lajm i mirë për tifozët e këtij klubi. Pëllumb Salillari në disa klasifikime të publikuara në mediat shqiptare në vitet e fundit renditet në listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri.

Ndërkohë klubi i futbollit Tomori përveç një shkëlqimi të viteve 1999- 2000, nuk është ngritur më në lartësinë e duhur. Prej disa vitesh ky klub është në një krizë të vazhdushme duke u endur në kategoritë inferiore.

Përveç të tjerave, Tomori njihet dhe për tifozerinë e tij të zjarrtë, që edhe njëherë u bë motivi që ky klub të marrë vëmendje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pa luajtur asnjë ndeshje, por Shqipëria rritet në renditjen e FIFA, rënie për Kosovën
Futbolli në ankth, Pele shtrohet me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.013870000839233
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-bujshme-nje-nga-10-njerezit-me-te-pasur-ne-vend-pranon-te-bleje-klubin-e-njohur-shqiptar-107182" }