E bujshme/ Një super projekt për kompleksin “Dinamo”, ja cila është surpriza e FSHF-së

Publikuar tek: sport, më 19:12 23-08-2016 E bujshme/ Një super projekt për kompleksin “Dinamo”, ja cila është surpriza e FSHF-së

Kompleksi “Dinamo” në zemër të kryeqytetit edhe për pak kohë do të mbetet i shfrytëzueshëm nga ekipe të ndryshme, grupmosha që bëjnë stërvitje apo dhe në ambiente mikse që janë ende pjesë e tij.

Mbetet për t’u marrë “OK” nga Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Bashkiak e më pas me një vendim qeverie do të bëhet e mundur që ish prona e Dinamos së futbollit t’i kalojë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një super projekt është bërë gati dhe pret të vihet në zbatim. FSHF do të ndërtoj një kompleks të madh për ekipet kombëtare dhe do të rikonceptoj selinë e re për institucionin që drejton futbollin. Një miks fushash, hotel, restorant, bar, SPA, palestër force dhe shumë elementë të tjerë të nevojshëm për një qëndër multifunksionale do të jenë pjesë e këtij investimi të madh. Kjo është surpriza që është bërë gati në letër dhe pret të përfundojnë proçedurat ligjore.

Burime për newsport.al kanë bërë të ditur detajet e para të këtij projekti ndërkohë që në ditët në vazhdim do të zbulohen të dhëna të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëna e Zlatan Ibrahimoviç është shqiptare (Foto)
Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare bëhet pjesë e Real Madridit »
Article Logic
Execution time: 0.0042779445648193
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-bujshme-nje-super-projekt-per-kompleksin-dinamo-ja-cila-eshte-surpriza-e-fshf-se-50653" }