E bujshme, Real Madrid interesohet për kapitenin e Interit, Mauro Icardi

Publikuar tek: sport, më 22:37 22-10-2017 E bujshme, Real Madrid interesohet për kapitenin e Interit, Mauro Icardi

Prej disa vitesh, Icardi është një sulmuesit më të mirë të Serie A, por këtë vit sulmuesi argjentians ka bërë një start sensacional të sezonit me 9 gola në 9 ndeshje.

Kjo gjë i ka dhënë shumë pikë Interit, por nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së klubeve të njohura europiane. Në pole-postion për momentin qendron klubi madrilen Real Madrid.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” thotë se Benzema vazhdon të jetë larg pritshmërive që ka "klubi blaugrana" dhe po mendon për një tjetër sulmues që do të kujdeset të çojë në rrjetë pasimet e arta të Isko, Modriç e Kovaçiç.

Por për të arritur tek Icardi, Reali pritet të has shumë vështirësi si ato ekonomike por edhe personale me futbollistin. Për shkak se Icardi duke filluar që nga sezoni që vjen do të ketë një kaluzolë pre 180 milionë eurosh, ndërsa nga ana tjetër ai është kapiteni i Interit dhe është shumë i lidhur me bluzën zikaltër, siç edhe vetë ai e ka deklaruar disa herë.

Gjithesi këto janë vetëm zëra merkatoje në këtë fazë të sezonit dhe do duhet të pritet qershori i ardhshëm për të parë se si do të zhvillohet kjo histori. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza e madhe, ishte lajmëruar lamtumira e Lorik Canës, por shikoni cfarë ndodh në stadiumin e Marsejës (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.026505947113037
array(1) { ["section"]=> string(76) "e-bujshme-real-madrid-interesohet-per-kapitenin-e-interit-mauro-icardi-96824" }