E bujshme, shqiptari Ermal Meta fiton “Sanremon” në Itali

Publikuar tek: kulture-art, më 07:14 11-02-2018 E bujshme, shqiptari Ermal Meta fiton “Sanremon” në Itali

Ashtu siç edhe ishte përfolur, kënga e interpretuar nga shqiptari Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moro është shpallur fituese e këtij edicioni në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor në Itani “Sanremo 2018”.

Kënga “Non mi avete fatto niente” u cilësua si më e mira e këtij edicioni, ndonëse në fillim u akuzua si plagjiaturë e një tjetër këngë në Itali. Pas verifikimit komisioni e pezulloi përkohësisht pak ditë më parë, por fatmirësisht gjithçka rezultoi një alarm falas dhe kënga u rikthye sërish në konkurrim.

Natën e mbrëmshme, spektakli zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe kënga e shqiptarit Ermal Meta, e cila flet kundër fenomenit të terrorizmit, një nga temat më aktuale të shoqërisë në botë është shpallur fituese.

Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua të shtunën mbrëma në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino  dhe Michelle Hunziker.

Fituesi u përcaktua nga një juri speciale e përzier, juria e gazetarëve dhe televotimet.

Më shumë në këtë kategori: « Ikën Hervin Çuli, shpallet konkursi për drejtorin e Teatrit
Fitoi Sanremo-n, flet për herë të parë Ermal Meta: Kënga i dedikohet… »
Article Logic
Execution time: 0.021417856216431
array(1) { ["section"]=> string(61) "e-bujshme-shqiptari-ermal-meta-fiton-sanremon-ne-itali-109865" }