E bujshme, talenti kombëtares shqiptare pranë firmës me klubin e njohur të Serie A

Publikuar tek: sport, më 16:31 23-01-2018 E bujshme, talenti kombëtares shqiptare pranë firmës me klubin e njohur të Serie A

Kolonia e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A sa vjen dhe rritet vit mbas viti.

Pas disa zërave të merkatos që e çonin Kamer Qakën drejt klubit italian të Sampdorias, një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet në elitën e futbollit italian.

Këtë herë bëhet fjalë për një talent të kombëtares shqiptare U-17, Kleto Gjura. I riu luan aktualisht në Serinë C italiane me Alesandria dhe është vënë në lupën e skuadrës Genoa.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që shprehen se Gjura është shumë pranë Genoas, me drejtuesit e kuqe e bluve që e kërkojnë shqiptarin për t’i dhënë një mundësi.

Gjithsesi mediat italiane thonë se nëse do të kalojë te Genoa, Gjura këtë sezon dhe me shumë mundësi edhe atë të ardhshmin do ta luaj në ekipin e të rinjve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erkand Qerimaj na bën krenar të gjithëve, merr vendin e tretë në botëror
»
Article Logic
Execution time: 0.016361236572266
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-bujshme-talenti-kombetares-shqiptare-prane-firmes-me-klubin-e-njohur-te-serie-a-107648" }