“E çmendur, çfarë nuk i the ministres”... Sherr në Komisionin e Medias, opozita braktis mbledhjen

Publikuar tek: barometri, më 07:35 08-05-2018 “E çmendur, çfarë nuk i the ministres”... Sherr në Komisionin e Medias, opozita braktis mbledhjen

Sherr në Komisionin e Medias ku është thirrur në një seancë dëgjimore ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur tonet ndaj Kumbaros ndërsa ka bërë thirrje që Teatri mos shembet.

Për këtë ka ndërhyrë deputeti i PS Fidel Ylli i cili ka pretenduar se kolegia demokrate ka fyer ministren e Kulturës.

REPLIKAT:

Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren!

Albana Vokshi: Në cilën pjesë?

Ylli: I the çmendur, çfarë nuk i the!

Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare! I thashë që ta shpjegonte.

Ylli: Mbaj qëndrimin tënd! Ti i thua njerëzve të çmendur!

Vokshi: Kjo është çmenduri! Të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.

Menjëherë deputetët e PD janë çuar në këmbë duke e deklaruar të mbyllur mbledhjen.

Vokshi:Ju presim të gjithëve te teatri në orën 7.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041661024093628
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-cmendur-cfare-nuk-i-the-ministres-sherr-ne-komisionin-e-medias-opozita-braktis-mbledhjen-119890" }