E dashura sekrete e mbretit Zog: Ai bënte dashuri me protokoll

Publikuar tek: politike, më 07:33 22-12-2015 E dashura sekrete e mbretit Zog: Ai bënte dashuri me protokoll

Tania Visirova kërcimtare e kabarese “Foli Berzher” në Paris, një nga femrat më të bukura të kohës së saj, ka qenë për thuajse 3 vjet e dashura e Mbretit Zog.

Ajo erdhi në Tiranë e ftuar për të kërcyer në një teatër, por iu komunikua se do të kërcente për Mbretin Zog. Visirova që kishte marrë një pagesë mbresëlënëse pranoi dhe për 3 vjet mbeti në Shqipëri duke u bërë e dashura e Ahmet Zogut. Visirova ka shkruar në kujtimet e saj se Zogu nuk e detyroi kurrë që ajo të flinte me të, por ajo e bëri këtë me dëshirë. Ai ishte një burrë tërheqes dhe shumë xhentil – shkruan ajo – por bënte dashuri me protokoll. Visirova u rikthye në Paris, ku veç bizhuve dhe parave cash mori si dhuratë nga Mbreti edhe 10 mijë metra katrorë tokë në Xhafzotaj, shkruan Opinion.al.

Visirova lindi në Besarabi, Moldavia e sotme dhe ishte transferuar në Francë ku vdiq në fillim të viteve ‘80! Ajo shërbeu si modele për shumë piktorë të famshëm.

zoguuuu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Denoncim nga Kuçova për ministren Felaj
Rama takon familjen Mandil që shpëtuan shqiptarët gjatë holokaustit, ja historia e tyre (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.022403955459595
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-dashura-sekrete-e-mbretit-zog-ai-bente-dashuri-me-protokoll-28312" }