‘E dëgjove Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun Edo?’, vjen përgjigja e Ramës: Debat pa kuptim, s’na jep kush leksione

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:12 13-02-2018 ‘E dëgjove Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun Edo?’, vjen përgjigja e Ramës: Debat pa kuptim, s’na jep kush leksione

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas revoltës së artistëve kundër zhvendosjes së Teatrit Kombëtar.

Një komentues i shkruan në profilin e tij në facebook, duke e pyetur nëse i kishte dëgjuar kërkesat e artistëve të njohur si Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu.

Rama i përgjigjet prerë duke i cilësuar këto debate të vjetra dhe pa asnjë kuptim.

Artistët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme kundër zhvendosjes së Teatrit duke kërkuar një takim me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Ata i kanë kërkuar ministres t’u përgjigjet kërkesave ndërsa e kanë akuzuar për mungesë transparence

“E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit...keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”, shkruan komentuesi.

Ndërkohë, Rama i përgjigjet: “Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!”.

 

rama.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024060964584351
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-degjove-robert-ndreniken-e-bujar-asqeriun-edo-vjen-pergjigja-e-rames-debat-pa-kuptim-s-na-jep-kush-leksione-110076" }