E dini ku përfundojnë broshurat e partive politike? Kjo gjyshe i ka përdorur më së miri për këpucët e saj (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 31-05-2017 E dini ku përfundojnë broshurat e partive politike? Kjo gjyshe i ka përdorur më së miri për këpucët e saj (FOTO)

Tashmë në ditët intensive të fushatës të zë syri kudo vetëm broshura, fletëpalosje, postera shumëngjyrësh me kandidatë që me pozat e tyre reflektojnë vetëm dashuri, besim dhe mirëqenie.

Qëlimi i këtyre materialeve propagandistike është përcjellja e platformës së partive politike, por disa prej qytetarëve që nuk i intereson aspak politika. E tillë është edhe kjo gjyshe e cila broshurat e fushatës që i gjen çdo ditë në pragun e derës u ka gjetur një përdorim vetjak.  

Siç duket edhe kjo foto, këpucet e gjyshes kanë filluar të konsumohen dhe e moshuara mesa duket nuk ka mundësi ekonomike të blejë një palë te reja. Për këtë, ajo ka gjetur një ide për t’i “përmirësuar” paksa, duke vendosur në brendësi të tyre letrat propagandistike të partive politike. Kjo foto është shkrepur nga fotografja Ivana Dervishi, e cila pasi ka postuar këtë moment tregon edhe situatën në të cilën u gjend.

“Pashe nje gjyshe qe po mblidhte broshurat qe partite politike lene neper dyer dhe e pyeta pse i kishte marre te gjitha. M'u përgjigj se i ishin ngrene aq shume shollet e kepuceve saqe po i perdorte qe te mos i rreshkisnin kembet. Hoqi kepucet per te me treguar dhe i kerkova t'i shkrep nje foto”, shkruan Dervishi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016479015350342
array(1) { ["section"]=> string(115) "e-dini-ku-perfundojne-broshurat-e-partive-politike-kjo-gjyshe-i-ka-perdorur-me-se-miri-per-kepucet-e-saj-foto-80641" }