E dini se çfarë është një “spornoseksual”? Tendenca që po përhapet te meshkujt e rinj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:27 16-02-2016 E dini se çfarë është një “spornoseksual”? Tendenca që po përhapet te meshkujt e rinj

Keni dëgjuar ndonjëherë për “spornoseksualët”? Është tendenca më e re e përhapur te meshkujt e rinj.

Gazetari britanik Mark Simpson shprehet se zhvillimi i meshkujve ka çuar në daljen në dritë të spornoseksualëve. Ai thekson se fjala spornoseksual ka lindur nga bashkimi i fjalëve sport dhe porno.

Por çfarë do të thotë kjo konkretisht? Mashkulli spornoseksual formon trupin e tij si objekt dëshire dhe i pëlqen ta shfaqë atë në rrjetet sociale si dhe të tërheqë partnere seksuale me anë të fizikut. Një spornoseksual kërkon të dëshirohet prej trupit të tij e jo më prej veshjeve apo për ndonjë detaj tjetër.

Kjo është një tendencë e përhapur tek meshkujt rinj, të cilët krahasohen me njëri-tjetrin. Shembulli tipik i një spornoseksuali është futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mark Simpson ka shpikur gjithashtu termin “metroseksual”, që i referohet meshkujve që janë shumë të kujdesshëm për pamjen e tyre të jashtme dhe në ndjekjen e modës.

Termat spornoseksual apo metroseksual nuk lidhen me orientimin seksual të personit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03183913230896
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-dini-se-cfare-eshte-nje-spornoseksual-tendenca-qe-po-perhapet-te-meshkujt-e-rinj-32762" }