Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku foli për jetën e tij dhe të shkuarën e tij në futbollin shqiptar.
Moderatori Mamaqi e ka pyetur ndër të tjera edhe për ish-kolegët e tij në futboll, duke shkaktuar mjaft të qeshura në publik. Cana nga ana tjetër nuk ka hezituar dhe i është përgjigjur atij me emra konkret.
I pyetur se cili është futbollisti më i turpshëm në dhomat e zhveshjes, Loriku i është përgjigjur: Mërgimi.
I pyetur po ashtu edhe se cili është futbollisti që flet më shumë me fjalë të pista, Cana ëhstë përgjigjur: të gjithë përveç Mërgimit.