“E.F” kërcënon Eduart Ndocajn: Blushi do digjet, mos u digj edhe ti

Publikuar tek: politike, më 17:16 08-03-2016 “E.F” kërcënon Eduart Ndocajn: Blushi do digjet, mos u digj edhe ti

Deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur atij në “Facebook”, në emrin “Stafi i Edi Ramës”. Në mesazh Ndocaj kërcënohet për qëndrimet e tij pro Ben Blushit dhe kundër Ramës, ndërsa i kërkohet që kritikat e tij t’i thotë në kryesi dhe jo në media për të bërë show.

Ndocaj paralajmërohet të tregojë kujdes dhe të mos digjet si Blushi. Në fund të mesazhit, janë shkruar inicialet E.F., ndoshta për të krijuar idenë se autor i këtij i kërcënimeve është këshilltari i Ramës, Endri Fuga.

Megjithatë, vështirë të mendohet se “E.F” i vërtetë të ketë zgjedhur këtë rrugë komunikimi me deputetin, kur tashmë njihet karakteri i tij dhe lidhja që ai ka me “Facebook-un”.

Mesazhi i mbërritur te Ndocaj:

Përshëndetje Eduart!

Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.

Të shkruajmë sepse na çudit 'loja' jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t'u bër i famshëm dhe për të dalë në media!

Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!

Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin smile ikonë emocionale

Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i 'digj' edhe ti!

Kujdes me fjalët që thua!

E.F!

12795271_1533365506957666_6542834407134222827_n.jpg

12814268_1533365516957665_1953887923616918694_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli u dërgon një trëndafil të kuq grave ushtarake. Ministrja u thur edhe disa fjali…
Mimoza Hafizi: KGS nuk interpretoi mandatin e Ramës, afati thjesht matematikor »
Article Logic
Execution time: 0.023361921310425
array(1) { ["section"]=> string(69) "e-f-kercenon-eduart-ndocajn-blushi-do-digjet-mos-u-digj-edhe-ti-34579" }