E famshmja “Queen Elizabeth” rikthehet sërish në Butrint, sjell 2000 vizitorë (Fotot)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:50 17-10-2016 E famshmja “Queen Elizabeth” rikthehet sërish në Butrint, sjell 2000 vizitorë (Fotot)

E famshmja britanike " Queen Elizabeth" është rikthyer sërish për të vizituar Butrintin. Është pikërisht kurioziteti për Parkun Kombëtar të Butrintit i cili sjell vizitorët e huaj në Shqipëri. 

" Vizita e kësaj anije të famshme të linjes Cunard është një tjetër argument mbi vizionin që 16 vite më parë bëri të mundur krijimin e Parkut të Butrintit dhe mbrojtjen e pejsazheve natyrore përqark. Kjo anije që vjen vetëm për Butrintin solli 2000 vizitorë dhe 1000 personel një kontribut për ekonominë lokale të Sarandës"-shprehet Auron Tare, një nga themeluesit e Parkut të Butrintit.

Kujtojmë që anija e famshme “Queen Elizabeth” vizitoi për herë të parë bregdetin shqiptar në vitin tetor të vitit 2014-të.

Mbërritja e kësaj anije në portet shqiptare është një ogur i mirë për turizmin si dhe një hap i duhur për zhvillimin e turizmit detar një fushë ende e pa zhvilluar siç duhet në vendin tonë.

 14666289_10209778066864291_2942250580732884071_n.jpg

14681646_10209778067744313_4922960517250904042_n.jpg14650559_10209778066744288_8326660451895646177_n.jpg14641971_10209778068784339_1298551867433538221_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026834964752197
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-famshmja-queen-elizabeth-rikthehet-serish-ne-butrint-sjell-2000-vizitore-fotot-56511" }