E frikshme përse e shpenzojnë shqiptarët pagën mujore, renditja në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 08:11 09-11-2017 E frikshme përse e shpenzojnë shqiptarët pagën mujore, renditja në Europë

Kujdesi për shëndetin zë një peshë të ngjashme në buxhetin e familjeve shqiptare me atë të familjeve në vendet e BE-së, por struktura e këtyre shpenzimeve ka dallime të dukshme, pasi në Shqipëri 75 për qind e shkojnë për ilaçe.

Familjet shqiptare 3.4 për qind të buxhetit të tyre mujor ja dedikojnë kujdesit për shëndetin, ndërsa familjet në Europë 3.9 për qind.

Në Shqipëri sipas INSTAT, 75.4 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë familjet i çojnë për konsumim medikamentesh, ndërsa pjesa tjetër shkon për shërbime mjekësore. Në Europë, sipas të dhënave te OECD-së,  ky raport përmbyset. Në vendet e BE shpenzimet për ilaçe zënë 7-15 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë. Por përqindja vjen e rritet në vendet që janë anëtarësuar me vonë në BE, të tilla si Hungaria, Greqia, Lituania etj ku përqindja e shpenzimeve për medikamenteve zë mbi 20 për qind të shportës së shpenzimeve për shëndetësinë.

Shqipëria bënë përjashtim në rang europian pasi ende ekziston një kulturë e konsumimit të lartë të tyre dhe për më tepër shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut, duke e bërë vendin tonë me një nivel të lartë shpenzimesh për medikamente.

Nga ana tjetër tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.

Gjatë periudhës janar -gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike pësuan një rritje vjetore 14 % në vlerë dhe 7 % për qind në sasi.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 8- mujorit u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike në krahasim me 3128 tonë në 8-mujorin 2016. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin importuar 2702 tonë medikamente.

Ndërsa shpenzimet për importin e medikamenteve arritën në 15.9 miliardë lekë gjatë janar-gusht 2017, nga 13.9 miliardë lekë që ishin më 2016, me një rritje 14%.

Në lidhje me këto zhvillime farmacistët dhanë disa arsye, duke pohuar edhe trendin në rritje të konsumit të ilaçeve.  Plakja e popullsisë, rezistenca në rritje të ndaj medikamenteve dhe rritja e sëmundshmërisë janë tre shkaqet kryesore që sipas farmacistëve në pikat e pakicës kanë rritur konsumin e medikamenteve.

Farmacistët pohojnë gjithashtu se, gjithashtu numri i personave që po bëhen rezistencë ndaj ilaçeve po rritet. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve rrit rezistencën ndaj tyre, për pasojë ky grup gjithnjë e në rritje konsumon me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare. kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht  konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës respektivisht.monitor

Article Logic
Execution time: 0.01357102394104
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-frikshme-perse-e-shpenzojne-shqiptaret-pagen-mujore-renditja-ne-europe-98914" }