E fton në emision, Ardit Gjebrea i shpreh mirënjohjen Edi Ramës për gjestin human

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:33 31-12-2017 E fton në emision, Ardit Gjebrea i shpreh mirënjohjen Edi Ramës për gjestin human

Puntata e fundit për vitin 2017 e spektaklit “E diela shqiptare” ka qenë vërtet interesante, sidomos rubrika “Ka një mesazh për ty”.

Interesante e ka bërë fakti që i pranishëm për të dëgjuar dy mesazhet e sotme ishte kryeministri Edi Rama. Ai është njohur me rastin e Leos së vogël, i cili nuk ecën dot për shkak të një paralize, si dhe rastin e Eriglisës, vajza rome që kujdeset për fëmijët rom.

Rama pasi ka dëgjuar problemet e tyre u ka dhënë zgjidhje, madje vajzën e punësoi si këshilltare pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Çeshtjeve Sociale.

Kjo gjë ka lumturuar pa masë Ardit Gjebrean dhe i shpreh mirënjohjen kryeministrit përmes një postimi në Instagram.

“Sot lumturuam në fundvit Leon dhe Eriglisën. Mirënjohje Edi Rama. E rëndësishme në jetë është të dëgjosh edhe tjetrin, të reflektosh dhe të ndihmojmë sa mundemi, sepse ne jetojmë bashkë”, shkruan Gjebrea. 

 

ardd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023007154464722
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-fton-ne-emision-ardit-gjebrea-i-shpreh-mirenjohjen-edi-rames-per-gjestin-human-105039" }