E fton t’i bashkohet PS-së, vajza e aktorit shqiptar-Edi Ramës: Na trajton si shifra, po përdor metodë shkatërruese

Publikuar tek: politike, më 17:54 20-04-2016 E fton t’i bashkohet PS-së, vajza e aktorit shqiptar-Edi Ramës: Na trajton si shifra, po përdor metodë shkatërruese Në foto Rea Shundi

Rea Shundi, vajza e aktorit të njohur shqiptar Naum Shundit, është ftuar nga kryeministri Edi Rama të bëhet pjesë e Partisë Socialiste. Rama i ka dërguar një email Shundit, ku e përgëzon atë për rezultatet e mira në shkollë, dhe më pas e pyet nëse ajo dëshiron të bëhet pjesë e partisë që ai drejton.

Në email-in që Rama i ka dërguar studentes, shkruhet se aktivizimi i saj do të ndihmonte për të çuar përpara reformat për “Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”.

Megjithatë, përgjigja e Shundit ndoshta nuk i është afruar pritshmërive të kryeministrit. Në përgjigjen që i ka kthyer Ramës, po nëpërmjet email-it, ajo e konsideron metodën e tij të përzgjedhjes si shkatërruese.

Shundi shprehet se të rinjtë po trajtohen sot si shifra, për t’u shërbyer nesër verbërisht duke pranuar çdo urdhër direkt apo indirekt. Sipas studentes, ky është një faktor i rëndësishëm që po ndikon shumë në largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi, të cilët nuk pranojnë të sakrifikojnë vlerat e tyre.

Email-i i Edi Ramës:

E dashur Rea,

Uroj që ky mesazh të të gjejë mirë dhe çdo gjë të shkojë mirë edhe në familjen tënde. Kam dëgjuar për rezultatet e tua aq të mira në shkollë dhe u bë në fakt disa kohë që doja të të shkruaja. Sepse dua të të shpreh respektin për dallimin që ti bën në komunitetin e shkollës tënde, po dhe për të të pyetur:

A ke dëshirë të përfshihesh edhe në aktivizmin qytetar përmes politikës, duke u bashkuar me mua për të çuar përpara reformat për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër? Nëse po, e mirëpres me padurim përgjigjen tënde për të përcaktuar pastaj vendin e kohën kur mund të takohemi së bashku me të tjerë bashkëmoshatarë të tutë, të cilët njësoj si ti bëjnë dallim aty ku shkollohen. Por edhe nëse s'ke një "Po!" të menjëhershme, po je i dyzuar apo i paqartë për sa lexove, më shkruaj pa asnjë ngurrim.

Le të mbetemi sidoqoftë në kontakt dhe mbi të gjitha, edhe njëherë përgëzime me respekt për gjithçka ke arritur në shkollë. Faleminderit per leximin e këtij mesazhi miqësor dhe shumë të fala e shëndet në shtëpi.

Përqafime,

Edi Rama

Përgjigja e Rea Shundit:

lajme.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Donald Lu komenton arrestimin e Emiljano Shullazit
Reagon Xhelal Mziu pas deklaratës së Tahirit: Ka frikë se Shullazi flet para organeve të drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.017680883407593
array(1) { ["section"]=> string(118) "e-fton-t-i-bashkohet-ps-se-vajza-e-aktorit-shqiptar-edi-rames-na-trajton-si-shifra-po-perdor-metode-shkaterruese-38189" }