E gjithë bota sytë nga Singapori, ja FOTOT PIKANTE nga takimi i Donald Trump dhe Kim Jong Un

Publikuar tek: bota, më 10:31 12-06-2018 E gjithë bota sytë nga Singapori, ja FOTOT PIKANTE nga takimi i Donald Trump dhe Kim Jong Un

Pas shumë hamendësimesh presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan ditën e sotme, më 12 qershor. Dy liderët shtrënguan duart në Singapor, raporton newsbomb.al.

Ata mbajtën takimin e parë midis liderëve të dy vendeve të tyre, në përpjekje për t'i dhënë fund shtatë dekadave armiqësore dhe kërcënimin e një konfrontimi bërthamor.

Ashtu siç ishte paralajmëruar palët janë ulur në tryezë në orarin e përcaktuar (ora 09:00, sipas orës lokale). Pasi shtrënguan duart para mijëra gazetarëve, teksa i dhuronin buzëqeshje njëri-tjetrit dy liderët zhvilluan më pas takimin e tyre privat pa praninë e mediave me vetëm përkthyes të pranishëm, duke dalë më pak se një orë më vonë për një mbledhje të dytë, këtë herë me ndihmësit, para se të mblidheshin të gjithë për drekën.

Pas takimit vetëm për vetëm, dy udhëheqësit hynë në një takim dy-palësh më të zgjeruar, me praninë edhe të Sekretarit  Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, Shefit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Palët nënshkruan marrëveshjen e denuklarizimit të Koresë së Veriut.

Ndërsa e gjithë bota i kishte sytë nga ky takim, i ciliësuar si historik, prestigjozja ‘The Guardian’ ndan disa foto pikante, duke i cilësuar si më të mirat nga Singapori, raporton newsbomb.al.

3256.jpg

4665.jpg

 

3543.jpg

 

3500.jpg

2530.jpg

5480.jpg

 

3575.jpg

4198.jpg

3271.jpg

3716.jpg

3000.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi historik, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut nuk transmetoi shtrëngimin e duarve të Trump dhe Kim Jong Un, në vend të tij u dha...
Kryeministrit kanadez i bien vetullat gjatë një konference (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019547939300537
array(1) { ["section"]=> string(98) "e-gjithe-bota-syte-nga-singapori-ja-fotot-pikante-nga-takimi-i-donald-trump-dhe-kim-jong-un-124075" }