E injoroi Greqia, Panuçi thërret në Kombëtare “tradhtarin”

Publikuar tek: sport, më 22:58 03-09-2018 E injoroi Greqia, Panuçi thërret në Kombëtare “tradhtarin” Cristian Panuci

Emergjenca në repartin e mbrojtjes ka bërë që trajneri Panuçi të thërrasë për sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë edhe dy lojtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Enea Mihaj dhe Besir Demiri, të dy të lindur jashtë vendit dhe që kanë refuzuar më parë ngjyrat kuqezi. Rasti më flagrant është ai i Mihaj, me 20-vjeçarin të lindur në Greqi që është shprehur disa kohë më parë se donte të luante për vendlindjen e tij. Megjithatë helenët nuk e kanë përfshirë asnjëhere në skuadrën e tyre talentin, duke e detyruar atë që tashmë të pranojë ftesën e teknikut italian.

Rast i ngjashëm edhe për Demirin, me lojtarin nga Shkupi që nuk përbën më pjesë e rëndësishme e planeve të Maqedonisë, ndërkohë që ka luajtur dhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e vendit fqinj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panuçi “shtrydh” kuqezinjtë në Durrës, Duka zbret në fushë para sfidës me Izraelin
»
Article Logic
Execution time: 0.020764827728271
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-injoroi-greqia-panuci-therret-ne-kombetare-tradhtarin-133086" }