E jashtëzakonshme: 20 gramët e tepërt që bënë sportisten amerikane të priste flokët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:46 20-11-2016

Një sportiste 23-vjeçare amerikane, Samantha Diaz ka bërë një gjest unik, pasi për të garuar në sportin e saj të preferuar siç ishin artet marciale, ka prerë flokët për të ulur peshën.

Para se të duelonte Diaz është ngjitur në peshore, teksa mësoi që ishte 20 gramë mbi peshën e lejuar.

 Ajo nuk është menduar dy herë dhe ka zbritur nga peshorja, ka marrë gërshërët dhe ka prerë flokët e saj. Më pas është peshuar sërish dhe ishte në limitet e lejuara për të garuar .

Pas kësaj, bukuroshja amerikane është shprehur: "“U ndjeva keq kur i preva flokët, pasi më janë dashur vite për t’i zgjatur. Pasi u peshova, kam qarë, por në ato momente më e rëndësishme ishte pesha e lejuar dhe dëshira për të garuar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025150060653687
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-jashtezakonshme-20-gramet-e-tepert-qe-bene-sportisten-amerikane-te-priste-floket-60104" }