“E kam thënë. Kam gabuar dhe kërkoj falje”, Donald Trump pendohet për gjuhën vulgare pas zemërimit të publikut

Publikuar tek: bota, më 09:30 08-10-2016

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar falje për fjalorin vulgar të përdorur më shumë se një dekadë më parë kur merrte pjesë në shfaqjet televizive.

Në videon e publikuar nga Washington Post, Trump dëgjohej të fliste për mënyrën se si arrinte të kryente seks me femra vetëm sepse ishte i famshëm, edhe nëse ato ishin të martuara.

“E kam thënë. Kam gabuar dhe kërkoj falje”, ka deklaruar Trump ka zemërimit në publik që shkaktoi video e xhiruar në vitin 2005.

Megjithatë, Donald Trump i qëndron shprehjes “nga e thëna në të bërë është një mal i tërë”, pasi ka theksuar" se ka një ndryshim të madh mes atyre që ai thotë dhe veprimeve të personave të tjerë”, duke sulmuar edhe njëherë tjetër çiftin Clinton.

“Ka thënë gjëra idiote, por ka një diferencë të madhe mes fjalëve dhe veprimeve të personave të tjerë. Bill Clinton ka abuzuar me gratë dhe Hillary ka keqtrajtuar, sulmuar, turpëruar dhe frikësuar viktimat e bashkëshortit të saj”, ka thënë republikani.

Në fund Trump shtoi: “Do e diskutojmë më gjatë në ditët në vijim. Takohemi në debatin e së dielës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050962924957275
array(1) { ["section"]=> string(112) "e-kam-thene-kam-gabuar-dhe-kerkoj-falje-donald-trump-pendohet-per-gjuhen-vulgare-pas-zemerimit-te-publikut-55480" }