E kemi ditur gabim! Ja shenja juaj e vërtetë e Horoskopit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:28 23-03-2015 E kemi ditur gabim! Ja shenja juaj e vërtetë e Horoskopit

Pothuajse askush nuk ka lindur në shenjën e horoskopit që mendon se ka, e kjo për shkak se kalendari astronomik nuk është përditësuar ndryshimin e lidhjes tonë me yjet.

Yjësitë janë zhvendosur tej me rreth një muaj të plotë, çka u zbulua në “Dtargazing Live” të BBC. Që kur zodiaku u krijua për herë të parë rreth 2 mijë vjet më parë, efekti zhvendosës i Tokës, shkaktuar nga Hëna dhe Dielli, ka bërë që yjet sipër nesh të zhvendosen.

Nëse dikush për shembull ka lindur në fund të janarit, ata mund të mendonjë se janë shenja e Ujorit por në fakt ata kanë lindur në shenjën e Bricjapit.

Shenja e horoskopit në lashtësi përcaktohej nga fakti se cili konstelacion ishte pas Diellit në datën e lindjes, por zhvendosja e konstelacioneve me rreth 1 muaj, ka bërë që gjithçka të ndryshojë. Ky proces kërkon rreth 26 mijë vjet që të ndodhë.

Kjo do të thotë që 86% e njerëzve sot jetojnë me shenjën e gabuar të zodiakut, sipas BBC.

Ja shenja e vërtetë e horoskopit të cilës i përkisni:

21 Janar - 16 Shkurt - Bricjapi

17 Shkurt - 12 Mars - Ujori

13 Mars - 18 Prill - Peshqit

19 Prill - 14 Maj - Dashi

15 Maj - 21 Qershor - Demi

22 Qershor - 20 Korrik - Binjakët

21 Korrik - 10 Gusht - Gaforrja

11 Gusht - 16 Shtator - Luani

17 Shtator - 31 Tetor - Virgjëresha

1 Nëntor - 23 Nëntor - Peshorja

24 Nëntor - 29 Nëntor - Akrepi

30 Nëntor - 18 Dhjetor - Ofilikus*

19 Dhjetor - 20 Janar - Shigjetari

*Mesa duket sipas shkencëtarëve, në shenjat e zodiakut, kemi edhe një shenjë të re.

Shenja e 13-të

Zodiaku në të vërtetë ka 13 shenja, 12 të cilat ne i njohim, plus një tjetër të quajtur Ophiuchus.

Ophilicus, u la qëllimisht jashtë zodiakut para 2 mijë vjetësh, edhe pse dielli qartësisht kalon në këtë kostelacion. Arsyeja për këtë është ende e paqartë, por kjo mund të ketë ndodhur në mënyrë që astrologët e lashtë kanë kërkuar ta ndajnë rrugën e Diellit prej 360 gradësh në 12 pjesë të barabarta, secila nga 30 gradë.

Pra nëse jeni midis 30 Nëntorit dhe 18 Dhjetorit, urime , i përkisni një shenje të re!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006850004196167
array(1) { ["section"]=> string(61) "e-kemi-ditur-gabim-ja-shenja-juaj-e-vertete-e-horoskopit-6753" }