E “këputi” Vetingu, reagimi epik i gjyqtarit

Publikuar tek: barometri, më 08:45 24-07-2018 E “këputi” Vetingu, reagimi epik i gjyqtarit

Ervin Metalla, gjyqtari i Apelit të Tiranës u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Disa probleme me transaksionet e një garazhi dhe apartamenti të blerë në vitin 2009 i kushtuan detyrën.

Gjyqtari ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale duke ironizuar me poezinë “Ku ta dija unë i varfri”.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028406858444214
array(1) { ["section"]=> string(48) "e-keputi-vetingu-reagimi-epik-i-gjyqtarit-128918" }