E kërkon e gjithë Europa, super talenti injoron Shqipërinë dhe zgjedh Kosovën

Publikuar tek: sport, më 13:36 15-08-2016 E kërkon e gjithë Europa, super talenti injoron Shqipërinë dhe zgjedh Kosovën

Sinjalet ishin dhënë prej javës se do të kishte lojtarë kosovarë që do të linin Shqipërinë për t'u aktivizuar me Kosovën. Sot ka ardhur dhe përgjigja e parë, e cila përkthehet se një lojtar ka lënë zyrtarisht Shqipërinë për të veshur fanellën e Kosovës.

Ai u la jashtë nga trajneri De Biazi për ndeshjet në grup të Kampionatit Europian, ndërsa shënoi 8 gola sezonin e shkuar me Vitessen në Holandë. E befasishme për të, por kjo duket se është një nga arsyet që Milot Rashica tashmë i ka dërguar mesazh trajnerit Gianni De Biasi dhe presidentit Armando Duka se do të lërë Shqipërinë dhe se do të veshë fanellën e Kosovës.

"Preferoj të luaj për Kosovën", këto kanë qenë disa nga fjalët që ka shkruar Rashica në tekstin që i ka dërguar De Biasit dhe Dukës bëjnë të ditur burime për "Newsport.al". Ndërsa në mbledhjen e sotme mes presidentit të FSHF-së Armando Duka dhe atij të FFK-së, Fadil Vokrri, mësohet se është thënë se Rashica e ka zgjedhur Kosovën tashmë dhe se nuk ka qenë i ndikuar nga lënia jashtë Europianit.

Rashica është i pari që ndërmerr një veprim të tillë, ndërsa pritet që të pasohet nga të tjerë futbollistë që kanë luajtur deri më sot për Shqipërinë.

FFK-ja iu ka dërguar ftesë të gjithë lojtarëve kosovarë që luajnë në çdo kombëtare, ndërsa lojtarët që duan të luajnë për kombëtaren më të re në botë duhet që të çojnë kërkesë zyrtare në FIFA që të pranohen. /Newsport.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbuloni super makinën luksoze të Ilda Bejlerit, sa mund t’i ketë kushtuar?! ­
Policia qëllon për vdekje ish-futbollistin e Aston Villa »
Article Logic
Execution time: 0.02245306968689
array(1) { ["section"]=> string(82) "e-kerkon-e-gjithe-europa-super-talenti-injoron-shqiperine-dhe-zgjedh-kosoven-49805" }