E KRYER/ E konfirmon drejtori Nexhipi, KUKËSI huazon mesfushorin e JUVENTUS (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 08:27 12-08-2018 E KRYER/ E konfirmon drejtori Nexhipi, KUKËSI huazon mesfushorin e JUVENTUS (FOTO) Foto ilustruese, Nderim Nexhipi

Kukësi po shpreson ende në një mrekulli në ndeshjen e kthimit të Europa League përballë Torpedos në “Elbasan Arena”, ku duhet një fitore me tre gola diferencë për të përmbysur humbjen 5-2 në Gjeorgji.

Megjithatë verilindorët përveç fokusit në këtë takim po vijojnë punën edhe për sezonin e ri në aspektin e forcimit të skuadrës, që duket se është një nga kushtet e trajnerit Cungu për të vijuar punën me ekipin.

Në një prononcim ditën e djeshme për Supersport, drejtori i nënkampionëve Nderim Nexhipi ka folur në lidhje me këtë pikë, ku ka zbuluar se Kukësi ka arritur një akord për huazimin për një sezon të një mesfushori në pronësi të Juventus. Bëhet fjalë për Oumar Toure, kartoni i të cilit zotërohet nga “Zonja e vjetër”, ndërkohë që sezonin e fundit luajti në huazim në Austri.

19-vjeçari nga Guinea konsiderohet një talent premtues që do të ndihmonte shumë verilindorët në mesfushë. “Arritëm një marrëveshje dhe mendoj se po sjellim një mesfushor që do të na ndihmoj shumë”, mësohet të ketë thënë Nexhipi për këtë afrim.

toure.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid dhuron spektakël, Benzema shënon pas një aksioni fenomenal
Shifër e çmendur, Monaco bën kërdinë në merkato dhe mbush arkat »
Article Logic
Execution time: 0.020845890045166
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-kryer-e-konfirmon-drejtori-nexhipi-kukesi-huazon-mesfushorin-e-juventus-foto-130861" }