Dy vëllezër, së bashku me një shok të tyre në Durrës kanë dhunuar fizikisht një person dhe e kanë marrë pa dëshirë në mjetin e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
NJOFTIMI Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P. 33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal.