“E masakruan” për Festivalin e Këngës, flet për herë të parë drejtori i RTSH: Ah, sikur...

Publikuar tek: kulture-art, më 13:23 24-12-2016 “E masakruan” për Festivalin e Këngës, flet për herë të parë drejtori i RTSH: Ah, sikur...

Flet për herë të parë pas kritikave drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i cili ishte personi i shigjetuar nga kritikët për Festivalin e 55-të i Këngës në RTSH si drejtues i televizionit publik si dhe si një nga personat përgjegjës për atë çfarë pamë në tri netë festival.

Gëllçi thotë se shumë gjëra kishin në dorë t’i bënin më mirë dhe premton për festivalin pasardhës duke anashkaluar thirrjet për dorëheqje.

“Festivali i 55 i këngës në Radiotelevizion u mbyll pak pas mesnatës. Në tre netë performuan direkt , për skenën dhe ekranin, 24 kengetarë nën shoqerimin virtuoz të Orkestres Simfonike të Radiotelevizionit shqiptar. Punë e madhe , e lodhshme, plot krijimtari, vështiresi, arritje dhe dështime. Mbi të gjitha mbizotëroi kreativiteti, novacioni, respekti ndaj traditës dhe promovimi i së resë. Një skenografi vezulluese dhe perfekte, shpirt gare, transparencë, kenaqesi. Ah sikur të mos na ndodhnin ato difekte teknike ! Shumë faleminderit dashamiresve që dinë të dallojne përpjekjen e sinqertë artistike, përpjekjen për ndryshim drejt se rese, larg shablloneve populistë dhe frymës se plenumeve! Por, faleminderit edhe kritikëve! Shumë gjëra kishim në dorë t‘i bënim më mirë dhe sigurisht që do t‘i bëjmë më mirë”, shkruan Gëllçi!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori Agim Hushi “masakron” Festivalin e RTSH: Ia kaloi tallavasë, Thoma Gëllçi të japë dorëheqjen
Këto janë fotografitë më të bukura shkrepur ndonjëherë, 22 fotografët i prezantojnë në qytetin juglindor të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.02590012550354
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-masakruan-per-festivalin-e-kenges-flet-per-here-te-pare-drejtori-i-rtsh-ah-sikur-63632" }