E ‘masakruan’ për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, gazetari i del në mbrojtje: Enea Jorgji është më i ndershëm sesa unë e Dukët

Publikuar tek: sport, më 09:00 23-05-2017 E ‘masakruan’ për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, gazetari i del në mbrojtje: Enea Jorgji është më i ndershëm sesa unë e Dukët

Gjyqtarin e ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, Enea Jorgjin,  e ‘masakruan’ në rrjetet sociale për gjykim të njëanshëm në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu.

Gjyqtari dha 2 kartona të kuq për Skënderbeun, ndërsa Kukësi u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë në historinë e tij. Kukësi mundi Skënderbeun me rezultatin 2-0. Gazetari i njohur Edi Oga ka reaguar duke i dalë në mbojtje gjyqyarit Jorgji dhe duke dhënë një mesazh të fortë.

‘’ENEA JORGJI
Unë e njoh Enea Jorgjin më mirë se kushdo tjetër.
Ai djalë është një si ju, një si ne që besonim se me punë të ndershme, me djersë e me sakrifica mund të ndërtonim një karrierë të suksesshme profesionale në këtë vend... por kjo është e pamundur! Ky vend është i kapur peng nga të pafytyrë, nga të paaftë, nga bixhozçinj e mafiozë!
Ju garantoj me bindjen time të padiskutueshme që Enea Jorgji është një njeri më i ndershëm sesa unë, sesa Dukët, Gjicët, Takajt apo të tjerë si ata...
Atij djali i krijuan një iluzion në të cilin ai u investua pa kushte, e duan dhe e kërkojnë në Europë, por e përdorin, e fyejnë dhe e kërcënojnë në vendin e tij.
Askujt nuk i dëshiroj të vuajë 1 të 100 e asaj që ka hequr ai djalë në 10 vitet e tij si arbitër!
Enea nuk është hero! Ai nuk mund të mbante mbi supet e tij llumin e dhjetëra aktorëve të një kampionati që vetëm sport nuk mund të quhet. Ai zgjodhi të sakrifikojë karrierën e tij në shkëmbim të evitimit të pasojave shumë më të rënda.
Enea nuk do ta braktisë arbitrimin, vetëm në e shkarkofshin... ai do të dijë tu tregojë të gjithëve se vlera e mund antivlerën, se sporti e mund bixhozin dhe mafian!
Ai këtë do ta bëjë për veten e tij dhe për ne!
Unë do ta mbështes Enea Jorgjin!’,
shkruan Oga duke i dalë në mbrojtje gjyqtarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes ish kampioni i MotoGP, Nicky Hayden
Garonte me 350 km/h por jetën ja mori biçikleta, i vëllai i drejtohet me një mesazh prekës »
Article Logic
Execution time: 0.040688991546631
array(1) { ["section"]=> string(148) "e-masakruan-per-gjykim-te-njeanshem-ne-ndeshjen-kukesi-skenderbeu-gazetari-i-njohur-i-del-ne-mbrojtje-enea-jorgji-eshte-me-i-ndershem-sesa-une-79628" }